Rreth Nesh

Ne jemi te apasionuar per ate qe bejme...

Historiku

Farma Net Albania eshte themeluar nga një grup biznesmenësh lokal, deshira e se cileve ishte te pasqyronin suksesin e tyre ne aktivitetet  temeparshme edhe ne sektorin farmaceutik.

Që nga themelimi i saj, Farma Net Albania ka qenë një anetare aktive e tregut farmaceutik dhe shendetësor shqiptar si nje kompani farmaceutike dinamike dhe në zhvillim te shpejte.

Image

Misioni

Të jemi rrjeti farmaceutik më i besueshëm në tregun Shqiptar duke ofruar produkte farmaceutike të certifikuara, me cmime të arsyeshme dhe me një shërbim cilësor.

Vizioni

Të krijojmë rrjetin farmaceutik më të madh në Shqipëri duke ofruar shërbime dhe produkte në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe të arrijmë që 40% e xhiros së rrjetit të jetë nga portofoli i produkteve që Farma Net Albania tregton me shumicë.

Aktiviteti kryesor

Fokusuar në importin dhe shpërndarjen e e një portofoli te respektueshëm dhe te shumellojshem dhe produkteve gjenerike, kompania jonerenditet nder lojtarët kryesore në tregun farmaceutik.

Aktualisht ne importojmë dhe shpërndajmë një gamë të konsiderueshme të produkteve Rx (me përshkrim), OTC (pa pershkrim), produkteve dermo-kozmetike, shtesa ushqimore, pajisje mjekesore te prodhuesve te mirenjohur, te cilat ndjekin të gjitha standardet ndërkombëtare të kërkuara për prodhimin e produkteve me cilësisë të lartë dhe të përputhshme me GMP. Natyrisht, të gjitha këto produkte plotësojnë kërkesat për regjistrim dhe marketing të përcaktuara nga autoritetet tona shtetërore.

Sherbime Rregullatore

Ne angazhohemi intensivisht në një proces të tërë të regjistrimit të barit  në Shqipëri në emër të partnerëve tanë ndërkombëtarë, nga momenti i përpilimit të dosjeve deri në marrjen e Autorizimit per Marketing, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë dhe autoritetet përgjegjëse në vendin tonë; Përveç kësaj, bazuar në strukturën tonë të brendshme organizative dhe në bashkëpunim të ngushtë me profesionistet, ne kryejmë të gjitha aktivitetet e duhura A & P për të promovuar produktet tona në tregun farmaceutik.

Roli jone ne shendetesine lokale

Në veçanti, ne jemi shumë të përfshirë në negociatat në lidhje me barnat për përdorim spitalor ose ato të përfshira në listën e rimbursimeve.

Rrjeti farmaceutik

Përveç të qenit një importues / shpërndarës, ne gjithashtu kemi rrjetin tonë të farmacive, te perbere nga 7 Farmaci te shperndara ne territor.

Portofoli i produkteve

Portofoli i tanishëm i produkteve tona për tregun e hapur mbulon fusha të ndryshme terapeutike si antibiotikë, gastrologji, neurologji, dermatologji, hematologji, pediatri etj.

Ndërsa spektri i barnave për përdorim spitalor është kryesisht i fokusuar në gjinekologji, anestezi, kimioterapinë etj.

Departamentet dhe struktura organizative

Aktualisht skuadra Farmanet perbehet nga 60 punonjës, të organizuar në disa departamente të tilla si: Departamenti i Zhvillimit, Dep. Rregullator, Marketingu dhe Shitjet (7 përfaqësues mjekësorë dhe 6 agjentë shitjeje) ,Departamentin e Magazinimit dhe Shperndarjes (Depo), Departamenti i Pajisjeve Mjekësore, Rrjeti i Farmacive.

Image

Produktet tona

Produktet farmaceutike qe tregton Farma Net Albania merren direkt nga prodhuesi ose nga përfaqësitë ligjore të prodhuesëve në Shqipëri dhe jashtë saj. Keto produkte janë të një cilësie të lartë, me standarte nderkombetare, të tregtuara për një kohë të gjatë në tregun Europian dhe atë Amerikan. 

Partneret tane

Client 1
Client 2
Client 3
Client 4
Client 5
Client 6
Client 7
Client 8
Client 9
Client 10
Client 11
Client 12

© 2019 . All Right Reserved. Farma Net Albania ®  | 

Design & Development by B2B SERVICE

Press enter to search

Inspiring Better Health

Farma Net Albania, gjithmone te perkushtuar per te ofruar produkte dhe sherbime sa me cilesore, me nje game te gjere te produkteve farmaceutike dhe perfaqesi e shume brandeve te njohura.

 (+355) 44504724
info@farma-net.com
Rr. "Siri KOdra", Nr. 8/660,
Kat 1, Tirana, Albania

Oraret e farmacive tona

E Hene - E Diel
8:00 to 00:00

Qendro ne kontakt