Rreth nesh
Misioni i Farmanet
FarmaNet kërkon të ju ndihmojë në krijimin e kushteve të nevojshme për një jetë më të shëndetshme, të gjendemi pranë jush me rrjetin tonë farmaceutik dhe të ofrojmë produkte & shërbim të një standarti të lartë!
Vizioni ynë
Punojmë së bashku për të ndërtuar rrjetin farmaceutik më të madh në Shqipëri dhe të bëjmë të aksesueshëm për këdo shërbimet & produktet e FarmaNet!
Historiku
“FarmaNet Albania” është themeluar në Korrik të vitit 2009 nga një grup biznesmenësh vendas. Me një vizion të përbashkët, ata vendosën të ishin të pranishëm edhe në sektorin farmaceutik.
Emri “FarmaNet Albania” lindi nga ideja e krijimit të një rrjeti farmaceutik të besueshëm në grupin shqiptar. Në një treg ku shërbimi farmaceutik ofrohej kryesisht në formën e bizneseve të vogla familjare, ku thjesht ofrohej shitja me pakicë e barnave, Farma Net solli vërtet një risi.
Rrjeti i farmacive Farma Net Albania solli një risi në strukturë ,paraqitje ,organizim dhe në figurën e farmacistit. Sot, një farmacist ofron produkte farmaceutike të certifikuara, çmime të arsyeshme, shërbim cilësor dhe këshilla të vlefshme për shëndetin.
Ideja e krijimit të biznesit lindi nga një prej themeluesve, Z.Sokol Topciu, i cili u frymëzua nga standartet dhe shërbimi profesional në farmacitë jashtë vendit.
Dëshira për tu kujdesur për shëndetin në mënyre optimale, për të ofruar edhe për klientët shqiptar një shërbim profesional, farmacistë që këshillojnë dhe promovojnë shëndetin ,ishte shtytja e duhur për të ndërtuar Farma Net Albania, një rrjet farmaceutik që do të implementonte dhe respektonte këto standarte shërbimi, produktesh dhe imazh unik.
Aktiviteti i kompanise
Që prej fillimit të saj, në harkun kohor të 10 viteve, kompania është zhvilluar dhe ka zgjeruar aktivitetin dhe strukturën e saj. Aktualisht, aktiviteti i kompanisë përfshin:
1. Importues & distributor farmaceutik
FarmaNet është importues dhe distributor i autorizuar i barnave që jepen me recetë.
2. Përfaqësues ekskluziv për kompani të mirënjohura
FarmaNet është përfaqësues eksluziv për kompani të mirënjohura në Bashkimin Europian. Të gjithë partnerët tanë ndjekin standartet ndërkombëtare të kërkuara mbi prodhimin e produkteve farmaceutike në përputhje me GMP(Good Manufacturing Practice).
3. Importues & distributor për produkte OTC, suplemente ushqimore & dermokozmetikë
FarmaNet është importues & distributor i autorizuar për produktet OTC, suplementeve ushqimore & dermokozmetikë për territorin e Shqipërisë. Për FarmaNet, ofrimi i produkteve të tilla siguron një rol të rëndësishëm në promovimi i një stili jetese të shëndetshëm, këshillimin dhe kujdesin shëndetësor parandalues për klientët tanë.
4. Importues dhe shpërndarës për materiale mjekësore
FarmaNet importon dhe mbulon distribucionin e pajisjeve dhe materialeve mjekësore për përdorim të përditshëm dhe profesional. Gjeni:
- Pajisje & materiale mjekësore të konsumit për rrjetin e hapur të farmacive.
- Pajisje & materiale konsumi për spitale dhe klinika.
- Pajisje & materiale dentare.
- Pajisje & materiale laboratorike.
- Pajisje diagnostikuese për spitale.
- Pajisje për kujdesin e pacientit.
5. Kujdesi shëndetësor në shtëpi.
Një shërbim i ri për FarmaNet është ofrimi i pajisjeve të nevojshme mjekësore për të lehtësuar kujdesin shëndetësor në shtëpi për personat me aftësi të kufizuar dhe sëmurëve kronik. Krahas pajisjeve dhe materialeve të nevojshme (karroca, krevatë, paterica, mjete ndihmëse për lëvizje, pastrim, dezinfektim, mjekime plagësh, etj) ofrojmë edhe oksigjenoterapinë në shtëpi.
Oksigjenoterapia në shtëpi përfshin furnizim dhe shërbimin (Montim, trajnim, këshillim) për të gjithë rastet ku rekomandohet terapia me oksigjen, qoftë me oksigjenatorë ose bombol oksigjeni.
6. Rrjeti Farmaceutik
Aktualisht, rrjeti FarmaNet përbëhet nga 22 farmaci të lokalizuara në pika kyçe të Tiranës. Jemi gjithmonë duke u zgjeruar që të ndodhemi më pranë jush, të përgjigjemi shpejt ndaj çdo nevoje që ju keni dhe për të ju ndihmuar në një jetë më të shëndetshme.