Përmbajtja: Ambroxol 30 mg / 5 ml.
Indikacione:
• Hollimin e mukusit në bronke në rast të problemeve respiratore akute dhe kronike
(bronkit, emfizema, trakeo-bronkit, bronkit asmatik kronik).
• Komplikacionet respiratore nga retensioni i sekrecioneve pas ndërhyrjeve kirurgjikale të mëdha
të toraksit apo abdomenit të sipërm dhe qëndrimeve të gjata në shtrat.
Dozimi dhe përdorimi:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjet: 1-2 lugë çaji dy herë në ditë.
Fëmijët 5-12 vjet: 1 lugë caji 1-3 herë në ditë.
Fëmijët 2-5 vjet: 1/2 lugë çaji 3 herë në ditë.
Fëmijët poshtë 1 vjeç: 1/2 lugë caji 1 herë në ditë.
Kundërindikacione: Mbindjeshmëri ndaj përbërësve.