Sale
SKU: colpofix

Colpofix 10 Vaginal Spray Gel

L2,766

Trajtimi dhe parandalimi i lezioneve cervikale te shkaktuara nga papiloma virus

  • Ku indikohet perdorimi i Colpofix Spray Gel? 

Parandalimi dhe trajtimi i lezioneve të qafës së mitrës të shkaktuara nga virusi i Papilomës Humane (Papiloma virus ose HPV), falë kontrollit të kushteve fiziologjike të zonës së transformimittë mukozës cerviko-vaginale.

  • Cfare eshte colpofix? 

Colpofix® është një përgatitje inovative për sa i përket formulimit dhe mënyrës së përdorimit. Është një xhel me karakteristika tiksotropike, që për shkak të forcës së shtypjes mekanike, kur aplikohet kthehet në lëng dhe pas aplikimit kthehet në formë xheli. Forma ekskluzive dhe ergonomike e aplikuesit lejon një shpërndarje uniforme dhe efektive të përgatitjes mukoadezive në mënyrë direkte, dhe në thellësi, në mukozën cerviko-vaginale, duke shmangur derdhjet.

Colpofix® është efektiv në indikacionet e propozuara përmes disa mekanizma të veprimit:
– Formon një shtresë të hollë, që mbron mukozën cerviko-vaginale nga veprimi i dëmshëm i agjentëve të jashtëm mikrobial, falë kapacitetit të tij të bioadezionit.
– Promovon ri-epitelizimin dhe regresionin e lezioneve të qafës së mitrës, falë kontrollit të kushteve fiziologjike në zonën e transformimit cerviko-vaginal nga hidratimi.
– Rivendos dhe mirëmban mikrobiotën vaginale falë rregullimit të pH dhe nga një efekt prebiotik.

  • Përbërja e Colpofix

Ujë, Sorbitol, karboksimetil beta-glukan, polimer akrilik i ndërlidhur (Polikarbo‡l), ure Imidazolidinil, Dehidroacetat natriumi.

  • Paralajmerime 

Ngjyra e xhelit mund të pësojë ndryshim për shkak të pranisë së përbërësve natyralë. Ky ndryshim nuk e ndryshon cilësinë e preparatit. Produkti është për përdorim vaginal. Mos e
gelltitni. Mos e përdorni produktin pa rekomandimin e mjekut ose farmacistit, në rast të shtatzënisë së konfirmuar ose të supozuar ose terapive lokale farmakologjike shoqëruese. Produkti nuk është për përdorim pediatrik. Mbajeni produktin larg syve dhe larg fëmijëve. Përdorimi i zgjatur i produktit, si me të gjitha produktet topike, mund të shkaktojë rritje të dukurisë së ndjeshmërisë ose acarimit lokal; nëse kjo ndodh ndaloni trajtimin dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Mos e përdorni produktin nëse paketimi ose aplikuesi është dëmtuar, ose nëse nuk është i mbyllur plotësisht në kohën e hapjes së parë. Mos e përdorni produktin pas datës së skadencës. Përdorni produktin në përputhje me udhëzimet për përdorim. Kanula ështëpër një përdorim dhe nuk duhet të ripërdoret.

  • Menyra e perdorimit

Hiqeni një aplikues vaginal nga mbulesa e tij mbrojtëse. Hiqeni kapakun nga mbulesa e sprajit. Vendosni aplikuesin në grykën shpërndarëse të sprajit. Mos e tund produktin para perdorimit. Filloni aplikimin duke shtypur butonin e shpërndarësit derisa të shfaqet produkti. Vendosni aplikuesin thellë në vaginë ndërsa jeni shtrirë në shpinë me gjunjët e përkulur. Kryeni 5 spërkatje për aplikim. Hidheni aplikuesin pas përdorimit. Mbylleni sprajin me kapak

 

Additional information

Brand: