EPATOSTAR FORTE është një suplement ushqimor me bazë ekstrakte të titruar të farës së gjembaçit dhe angjinares, të dobishme për ruajtjen e funksionit normal të heparit dhe për veprimin e tyre antioksidues. Fumaria nxit funksionin normal hepatobiliar. Kolina kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të heparit dhe së bashku me angjinaren kontribuon në metabolizmin normal të lipideve.
Mënyra e përdorimit:
Rekomandohet të merren 1-2 tableta në ditë. Me këshillën e mjekut mund të merren edhe 3 tableta në ditë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Përbërësit:
Lëndë përforcuese: celulozë mikrokristaline, fosfat bibazik kalciumi; Bitartrati koline; Tit. të ekstrakteve të thatë farës së gjembaçit 70% në silymarin (Silybum marianum (L.) Gaertn. fruta, Maltodextrin);
Lëndë përforcuese: Hidroksipropilcelulozë;
Ekstrakt i thatë i angjinares 7% në acidet kafeilkuinike të llogaritura si acid klorogjenik (Cynara scolymus L., Maltodekstrina); Ekstrakte të thatë 0,04% në protopinë (Fumaria officinalis L., Maltodekstrina);
Lëndë veshëse: Hidroksipropil metilcelulozë; Agjentë kundër ngjitjes: kripërat e magnezit të acideve yndyrore, Talk; Lëndë veshëse: karbonat kalciumi, polietilen glikol;
Stabilizues: Glicerol; Ngjyrues: Oksidet e hekurit.
Pa gluten.
Paralajmërime:
Të mbahet në vend të freskët dhe të thatë. Mos e ekspozoni drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit dhe burimeve të nxehtësisë. Data e skadencës i referohet produktit në paketim të pahapur, të ruajtur saktë. Të mbahet larg fëmijëve nën 3 vjeç. Mos e merrni në rast të mbindjeshmërisë së njohur ndaj një ose më shumë përbërësve të produktit. Nëse jeni shtatzënë ose në laktacion, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit. Suplementet nuk synojnë të zëvendësojnë një dietë të larmishme, të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.