Ky produkt nuk eshte per shitje online.
Përmbajtja: Ciprofloxacinë 500 mg
Indikacione:
• Infeksione të rrugëve të poshtme respiratore.
• Infeksione të lëkurës dhe anekseve të saj.
• Infeksione të kockave dhe artikulacioneve.
• Infeksione të traktit urinar.
• Ethja tifoide, sëmundje seksualisht të trasmetueshme, Gonorrea cervikale dhe uretrale
e pakomplikuar (e shkaktuar nga Neisseria gonorrea).
• Infeksione diarreike.
Dozimi dhe përdorimi: Doza e zakonshme 500 mg (cdo 12 orë për 7 -14 ditë).
Infeksionet e kockave dhe artikulacioneve kërkojnë trajtim më të gjatë për 4-6 javë.
Kundërindikacione: Mbindjeshmëri ndaj ciprofloksacinës apo ndonjë fluorokinoloni tjetër.
Paketimi: Kuti x 10 tableta.