Grintuss është shurup kundër kollës për të rritur me përbërje mjalti që mbron dhe qetëson rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Zbut kollën e thatë duke reduktuar irritimin e mukozës dhe ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e mukusit. Majlti mbron mukozën, zbut irritimin dhe ndihmon në hidratimin dhe largimin e sekrecioneve. Formon një film mbrojtës që ngjitet në mukozë dhe e mbron atë nga kontakti me agjentët patogjen. Ekstrakti bimor i Grindellia ka veprim mukorregullues sepse ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e mukusit. Rekomandohen të merren 10 ml (2 lugë dozuese) nga dy deri në katër herë në ditë, me dozën përfundimtare para se të flini. Tundeni para përdorimit. Pas përdorimit mbylleni mirë shishen dhe lani mirë lugën e dozimit. Pas hapjes, përdorni produktin brenda tre muajve.