Grintuss Pediatric është shurup që përmban mjaltë dhe ekstrakte bimore që mbrojnë dhe qetësojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Zbut kollën e thatë duke reduktuar irritimin e mukozës dhe ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e mukusit. Majlti mbron mukozën, zbut irritimin dhe ndihmon në hidratimin dhe largimin e sekrecioneve. Formon një film mbrojtës që ngjitet në mukozë dhe e mbron atë nga kontakti me agjentët patogjen. Ekstrakti bimor i Grindellia ka veprim mukorregullues sepse ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e mukusit. Shurupi Pediatrik Grintuss indikohet për trajtimin e kollës së thatë ose me sekrecione tek fëmijët nga mosha 1 vjeç.
Marrja e rekomanduar është 5 ml (një lugë dozuese) për fëmijët e moshës 1 deri në 6 vjeç dhe 10 ml (dy lugë dozuese) për moshat 6 vjeç e lart. Administrohet dy deri në katër herë në ditë, me dozën përfundimtare para se të flini. Tundeni para përdorimit. Pas përdorimit mbylleni mirë shishen dhe lani mirë lugën e dozimit.
Pas hapjes përdorni produktin brenda tre muajve.