Sale

Lecarnita Oral Solution 10ml x 10fl

L1,980

L-karnitina është një aminoacid që prodhohet në trurin tonë, në mëlçi dhe në veshka. Ajo e ndihmon organizmin ta shndërrojë yndyrën në energji. L-karnitina është shumë e rëndësishme për funksionimin e sistemit kardiovaskular, rregullimin e sheqerit në gjak, për trurin, lëvizjen e muskujve dhe shumë procese të tjera të organizmit.

Lecarnita është një preparat që rekomandohet për mungesën e L-carnitine-s tek të rriturit dhe fëmijët.
Vetitë
Ka efekt anabolik, antihipoksik dhe antitiroid, dhe gjithashtu stimulon aktivitetin rigjenerues të indeve, përmirëson oreksin dhe aktivizon metabolizmin e yndyrës.
Përdoret në një sërë sëmundjesh neurologjike, kardiologjike dhe endokrine, si dhe në pediatri.
Mbështet funksionin e miokardit në kushte hipoksie, infertilitetin mashkullor të shkaktuar nga lëvizshmëria e ulët e spermës.
Ndihmon gjithashtu edhe në djegien e yndyrës dhe ndihmon përshpejtimin e metabolizmit, gjë që shpjegon popullaritetin e tij në mesin e atletëve.
Përbërja:
Levocarnitine – 2 g, arginine – 200 mg.
Mënyra e perdorimit
Doza e zakonshme për të rriturit është 1 shishe 1-2 herë në ditë.
Kursi i trajtimit varet nga patologjia, dhe doza ditore mund të rritet në 2 shishe.
Merret nga goja, 30 minuta para ngrënies.
Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç: 10 pika, 1 herë në ditë.
Fëmijët nga 1 deri në 6 vjeç: 14 pika, 1 herë në ditë.
Periudha e rekomanduar është 1 muaj.