Çfarë është Magnez + B6?
Magnezi merr pjesë në shumë procese biokimike në trup. Kërkohet për aktivitetin e mbi 300 enzimave, veçanërisht ato të përfshira në prodhimin e energjisë. Është i rëndësishëm në transmetimin neuromuskular dhe në procesin e mineralizimit të kockave. Magnezi ka një rol thelbësor në funksionimin e duhur të muskujve. Ndihmon në krijimin e energjisë në procesin e koagulimit të gjakut dhe transportin e glukozës në qeliza. I njohur si “minerali anti-stres”, ai ndihmon në funksionimin e duhur te sistemit nervor
Vitamina B6 luan një rol të rëndësishëm në zbërthimin dhe përthithjen e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar dhe gjithashtu ndihmon në rritjen e sasisë së oksigjenit të transportuar nga hemoglobina. Ai rrit përthithjen e magnezit në traktin gastrointestinal.