Nurofen For Children 100mg/5ml

L681

Nurofen shurup me shije portokalli përdoret për lehtësimin e dhimbjes dhe ul temperaturën. Gjithashtu trajton simptomat e të ftohurës dhe gripit. Nurofen shurup mund të përdoret në foshnjat mbi 3 muaj, fëmijët dhe të rriturit.

Nurofen shurup me përmbajtje ibuprofeni është shurup për përdorim në foshnja mbi 3 muajsh, fëmijë dhe të rritur. Ibuprofen është një bar antiinflamator që lehtëson dhimbjen si dhimbja e dhëmbit, dalja e dhëmbëve, dhimbja e kokës, dhimbja e veshit etj dhe ul temperaturën. Lufton gjithashtu simptomat e të ftohurës dhe gripit.

Gjithmonë tundeni shishen përpara përdorimit. Për të hequr kapakun, shtyjeni dhe rrotullojeni në drejtimin anti-orar.
Dozimi:
Foshnjat nga 3 deri në 6 muajsh që peshojnë mbi 5 kg – Një dozë prej 2.5 ml 3 herë në 24 orë.
Foshnjat nga 6 deri në 12 muajsh-Një dozë 2.5 ml 3 herë në 24 orë.
Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç-Një dozë prej 5 ml 3 herë në 24 orë.
Fëmijët nga 4 deri në 6 vjeç-Një dozë 7.5 ml (5ml + 2.5 ml) 3 herë në 24 orë.
Fëmijët nga 7 deri në 9 vjeç-Një dozë prej 10 ml ( 5ml +5 ml) 3 herë në 24 orë.
Fëmijët nga 10 deri në 12 vjeç-Një dozë prej 15 ml 3 herë në 24 orë.
Dozat duhet të jepen çdo 6-8 orë.

 

Lënda aktive është ibuprofen. Çdo 5 ml e pezullisë përmban 100 mg ibuprofen.
Përmban gjithashtu: Shurup maltitoli, Acid citriK, Citrat natriumi, Klorur natriumi, Sakarin natriumi, Bromur domifen, Polisorbat 80, Gomë ksantan, Shije portokalli, Glicerol (E422) dhe Ujë i Purifikuar

Additional information