Çfarë paraqet Vitamina C 500mg?
Vitamina C (acidi askorbik) është vitaminë esenciale hidrosolubile. Brenda organizmit acidi askorbik oksidohet në acid dehidroaskorbik. Këto dy forma janë të rëndësishme për proceset oksido-reduktive në organizëm.
Vitamina C merr pjesë në sintezën e kolagjenit nga kockat, dhëmbët, lëkura, kërci, tendons dhe nga enët e gjakut. Ajo është e përfshirë në shumë procese të rëndësishme në organizëm: sintezën e tirozinit, shndërrimin e acidit folik në acid hidroksifolik, në metabolizmin e karbohidrateve, sintezën e lipideve dhe proteinave, metabolizmin e hekurit, e rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe merr pjesë në frymëmarrjen qelizore.
Vitamina C i redukton jonet metalike protetike prej shumë enzimave dhe ka funksion antioksidues përmes neutralizimit të radikaleve të lira.