Termat dhe Kushtet e Shitjes për Farma Net Albania
Këto Terma dhe Kushte të Shitjes (“Kushtet e Shitjes”) rregullojnë të gjitha transaksionet e shitjes te kryera nga Farma Net Albania, një shoqëri me NUIS K92201080V, seli në Rrugën Siri Kodra 8/660, Tiranë, Shqipëri. Kushtet e Shitjes përbëjnë marrëveshjen e plotë dhe të detyrueshme për të gjitha transaksionet midis kompanisë dhe klientëve.
1. Pranimi i Kushteve të Shitjes
Me kryerjen e një porosie, klienti pajtohet të respektojë këto Kushte të Shitjes, si dhe çdo rregull ose njoftim tjetër të publikuar në faqen zyrtare të Farma Net Albania. Kompania rezervon të drejtën të ndryshojë Kushtet e Shitjes në çdo kohë, me efekt të menjëhershëm pas publikimit në faqen www.farma-net.com.
2. Regjistrimi dhe Përdorimi i Llogarisë
Për të realizuar një porosi, klienti mund të krijojë një llogari personale dhe është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së fjalëkalimit dhe aksesit. Farma Net Albania nuk mban përgjegjësi për veprime të kryera nga persona të tretë që mund të kenë fituar akses pa autorizim.
3. Çmimet dhe Metodat e Pagesës
Çmimet e produkteve janë shprehur në lekë dhe përfshijnë TVSH-në dhe taksat e tjera të zbatueshme. Çdo pagesë kryhet përmes metodave të disponueshme në platformë (kartë krediti, debit ose mënyra të tjera të parapërcaktuara). Çmimi i përfunduar do të përfshijë edhe kostot e dorëzimit (nëse aplikohet).
Të dhënat bankare të Klietit janë të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit. Ato nuk kalojnë dhe nuk ruhen nëpërmjet sistemeve elektronike të Farma Net Albania.
4. Politika e Dërgesës dhe Afatet e Dorëzimit
Produktet dorëzohen brenda 3 ditëve pune në Tiranë dhe 5 ditëve pune në rrethe nga momenti i konfirmimit të porosisë. Për çdo porosi me vlerë mbi 2000 lekë në Tiranë, shërbimi i dorëzimit është pa pagesë. Farma Net Albania nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.
5. Politika e Kthimit dhe Zëvendësimit
Nëse produktet e dorëzuara nuk përputhen me përshkrimin ose kanë defekte, klienti ka të drejtë të kërkojë kthimin ose zëvendësimin brenda 14 ditëve nga data e dorëzimit. Produktet e kthyera duhet të jenë të papërdorura dhe në paketimin origjinal. Shpenzimet e kthimit mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur kthimi bëhet për shkak të gabimeve të kompanisë.
6. Kufizimi i Përgjegjësisë
Farma Net Albania nuk mban përgjegjësi për dëme që rrjedhin nga përdorimi i gabuar i produkteve. Përgjegjësia për çdo dëm që rezulton nga përdorimi i pajustifikuar bie mbi klientin.
7. Menaxhimi i Ankesave dhe Mosmarrëveshjeve
Nëse klienti ka ndonjë ankesë për produktet ose shërbimet tona, mund të kontaktojë shërbimin e kujdesit ndaj klientit. Në rast se një zgjidhje nuk arrihet në mirëkuptim, mosmarrëveshja do t’i nënshtrohet juridiksionit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
8. Anulimi i Porosive
Farma Net Albania rezervon të drejtën për të anuluar një porosi për arsye që lidhen me mungesën e disponueshmërisë ose çështje të tjera të brendshme. Në raste anulimi, klienti do të njoftohet dhe do t’i rimbursohet shuma e plotë e paguar.
9. Përgjegjësia për Dhëna të Sakta
Klienti është i detyruar të japë të dhëna të sakta për dorëzim. Në rast gabimesh në informacionin e dhënë, klienti mbulon kostot e ridërgimit.
10. Ligji i Zbatueshëm
Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rregulluara dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë:
Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,
Ligjin nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve” i ndryshuar,
Ligjin nr. 10128, datë 11.05.2009 “Për Tregtinë Elektronike” i ndryshuar , dhe
Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
Çdo mosmarrëveshje që lind nga këto Kushte të Shitjes dhe që nuk mund të zgjidhet në mirëkuptim, do të trajtohet sipas dispozitave të sipërpërmendura të legjislacionit shqiptar.