5 arsye pse herën tjetër që do të kryeni marrëdhënie seksuale, duhet të përdorni lubrifikantë
Nuk ka pasur kurrë më shumë forma të lubrifikantëve dhe përhapje më të madhe të tyre se sa në epokën që po jetojmë. Pra, është koha e duhur për të filluar ta përfshini atë në jetën tuaj seksuale! Bëhuni gati për të hequr qafe çdo nocion të vjetër që mund të keni në lidhje me lubrifikantët duke lexuar për përfitimet e tij të shumta.
1. Lubrifikantët mund të përdoren nga kushdo, për çdo gjë…
Nuk ka një përdorues “tipik” lubrifikantësh. Mund të përdoret nga të gjithë, pavarësisht gjinisë, moshës dhe seksualitetit. Mund të përdoret edhe gjatë masturbimit. Thjesht aplikojeni atë në çdo pjesë të trupit që ju bën të ndiheni mirë. Lubrifikuesi mund të jetë me bazë uji, vaji ose silikoni, prandaj sigurohuni që të përdorni atë që është i përshtatshëm për ju dhe partnerin tuaj.
2. Mund të rrisë kënaqësinë
Lubrifikanti nuk duhet të jetë mjeti i fundit kur “gjërat” janë “tharë” pak. Ju mund ta përdorni në çdo moment gjatë seksit dhe gjithashtu vjen në shije të ndryshme, cka nënkupton se mund të krijojë ndjesi të ndryshme. Disa vajra mund të ndihmojnë gjithashtu në kohëzgjatjen tuaj. Kur lubrifikanti përdoret i shoqëruar me një prezervativ, mund ta bëjë seksin më të “natyrshëm”. Në përgjithësi, lubrifikuesi mund të rrisë kënaqësinë për të gjithë!
3. Nëse ndiheni pak të thatë atje poshtë…
Tharja vaginale gjatë seksit është e zakonshme dhe mund të ndodhë për shumë arsye të ndryshme, duke përfshirë nivelet tuaja të hormoneve, kur jeni në ciklin tuaj menstrual, sa i stresuar jeni dhe çfarë mjekimesh mund të jeni duke marrë. Nivelet natyrale të lubrifikimit të penisit gjithashtu mund të ndryshojnë dhe thatësia nuk është absolutisht asgjë për t’u turpëruar. Kështu që, lubrifikohuni dhe shijoni “udhëtimin”! Nëse keni ndonjë shqetësim, atëherë vizitoni një mjek profesionist për këshilla.
4. Është ideal për seks anal
Ndryshe nga vagina ose penisi, anusi shpesh nuk ofron lubrifikimin e duhur natyror gjatë seksit. Pra, aplikoni lubrifikantin gjatë paralojës për një efekt relaksues, gjatë vetë marrëdhënies anale, ose teksa jeni duke përdorur lodra seksi.
5. Mund ta bëjë seksin më të sigurt
Lubrifikani redukton fërkimin, kështu që zvogëlon rrezikun e lëndimit gjatë seksit. Nëse jeni duke përdorur prezervativë, lubrifikuesi ndihmon që ai të jetë më i sigurtë, duke rritur kështu mbrojtjen tuaj kundër IST-ve, përfshirë HIV-in. Përdorni prezervativë të zakonshëm latex? Atëherë sigurohuni që të përdorni një lubrifikant me bazë uji ose silikoni, pasi llojet e tjera mund të shkaktojnë prishjen e prezervativit. Dhe mbani në mend se lubrifikuesi nuk është një kontraceptiv, prandaj sigurohuni që po përdorni metodat përkatëse për parandalimin e shtatzënisë.
Dhe nëse tani po pyesni veten ku të gjeni lubrifikantët e duhur, ne e kemi përgjigjen! Farmanet sjell pranë jush të gjithë llojet dhe shijet e lubrifikantëve.