Rreth nesh
(Për porosi online) Email: info@farma-net.comTel: 0696099222
Depo Farmanet: 0692056497
Transporti falas për porosi mbi 2000 ALL (Brenda Tiranës)

5 Pastrues Ideal për Lëkurën tuaj Unike!

Të gjithë duam një lëkurë perfekte, pa akne, pa puçra, dhe totalisht të pastër, por një lëkurë ideale nuk është thjesht çështje e ADN-së. Rutina jonë e përditshme është ajo që ka ndikimin më të madh në atë që qëndron në pasqyrë përball nesh, produktet e kujdesit për lëkurën që përdorim, si dhe konsultat e mundshme me mjekët dermatolog. Lëkura e fytyrës është unike, dhe si e till duhet trajtuar, me anë të një rutine përkujdesjeje të veçantë dhe efikase për teksturën specifike të lëkurës. 

Le të nisim ti japim zgjidhje gjithë zhurmës së krijuaj për të patur një fytyrë të butë, të pastër dhe të freskët.

Rutina e përditshme e kujdesit ndaj lëkurës së fytyrës është vendimtare në rezultatin e lëkurës që duam të kemi, për këtë arsye duhen ndjekur disa “rregulla” të përgjithshëm, por të domosdoshëm për lëkurën perfekte.

Rutina e përditshme përbëhet nga 5 hapa themelor, të nevojshëm për mbajtjen e fytyrës të pastër, hidratuar, dhe njëkohësisht të mbrojtur nga faktorët dëmtues të jashtëm.

5 hapat kryesorë të kujdesit ndaj fytyrës
Mendojeni rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën si një “ligj” që nuk duhet shmangur apo thyer asnjë ditë të vetme, për të patur efikasitetin që dëshironi:

Pastrimi – Larja e fytyrës.
Tonifikimi – Balancimi i lëkurës.
Trajtimi me Serum
Hidratimi – Hidratim dhe zbutje e lëkurës.
Kremi Mbrojtës – Mrojtje ndaj faktorëve të jashtëm dëmtues

Qëllimi i çdo rutine të kujdesit për lëkurën është të rregullojë dhe mbajë në balancë çdo përbërës të sipërfaqes së lëkurës suaj, që ajo të funksionojë në mënyrën më të mirë, dhe gjithashtu ti jepet zgjithje problemeve që lëkura juaj mund të ketë. Rutinat e kujdesit ndaj lëkurës janë si një mundësi për të vërejtur ndryshime edhe brenda vetes, e ndërkohë që lëkura juaj ndryshon dita ditës, po të njëjtën gjë duhet të bejnë edhe produktet që ju përdorni, në varësi të moshës dhe teksturës së lëkurës suaj unike. 

Bëjini këto 5 hapa ritualin e përditshëm të kujdesit ndaj lëkurës, dhe jepini kohë fytyrës suaj të shkëlqejë.

Pastrimi i Fytyrës

Larja e fytyrës është hapi më themelor dhe thelbësor i çdo rutine përkujdesjeje, kjo sepse lëkura jonë është gjatë gjithë kohës në kontakt me ndotësit e mjedisit, papastërtitë dhe faktorë të tjerë të jashtëm, të cilët ndikojnë negativisht në lëkurën e fytyrës, për këtë arsye duhet të largohen prej saj. Lani fytyrën tuaj dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, për të shmangur në këtë mënyrë bllokimin e poreve, mpirjen faciale, si dhe formimin e akneve dhe puçrave.

Ju e dini që çdo teksturë lëkure është unike, dhe si e tillë duhet trajtuar. Por cilët janë larësit ideal për lëkurën tuaj të veçantë, dhe cilët janë disa shembuj produktesh që lehtësisht mund të gjenden në çdo farmaci?!

1. Larës në formë Shkume

Lëkura e yndyrshme e fytyrës është paksa problematike pasi yndyra e tepërt mund të bllokojë poret, dhe njëkohësisht të bëhet shkak për grumbullimin e papastërtive dëmtuese. Larësi në formë shkume në mometin që bie në kontakt me ujin apo hidhet në pëllëmbën e dorës për aplikim, aktivizohet dhe merr formën e shkumës kompakte, gjë që mundëson përthithjen e yndyrës nëmënyrë të shpejtë nga lëkura e fytyrës, si dhe pastron butësisht dhe në mënyrë të thellë çdo pjesë të lëkurës.

2. Krem ose Locion

Për lëkurë të thatë dhe të përskuqur nga dëmtime ekzematike, larësi ideal është ai në forë kremi ose locioni. Këta larës kanë në përbërje të formulës së tyre zbutës, siç është glicerina apo ekstrakti vajor shea, të cilat jo vetëm largojnë papastërtitë nga çdo pjesëz e lëkurës, ato njëkohësisht hidratojnë dhe zbusin lëkurën e fytyrës.

3. Larës Vajor

Për lëkurë sensitive përdoren larës me përmbajtje të lartë vajore. Mund të duket paksa çuditshëm pasi aplikimi i produkteve vajore nuk të lë ndjesinë e pastrimit, por thjesht mendoni këtë, vaji përthith vajin, gjë që do të thotë, në momentin që ju aplikoni në fytyrën tuaj pastrues me bazë vajore, ai do të përthith çdo papastërti të inkorporuar në molekulat e yndyrës së prodhuar nga vetë lëkura juaj. Shpesh larësit përmbajnë vaj argani, i cili është i tolerueshëm nga lëkura sensitive, ka efekt zbutës dhe non-komedogjenik.

4. Larës në formë Balsami

Lëkura e maturura ka nevojë për pastrues balsamik, formula e të cilave përmban ekstrakte vajore. Larësi në formë balsami ka tksturë të trashë dhe të dendur, por në momentin e aplikimit në lëkurë lëngëzohet duke pastruar në thellësi çdo pjesë të lëkurës. Rekomandoehet zakonisht të përdoret pa ujë, për të larguar në mënyrë efikase make-up apo papastërtitë e akumuluara gjatë ditës, duke vepruar edhe si zbutës.

5. Ujë Micelar

Të gjitha teksturat e fytyrës mund të përdorin ujin micelar për pastrim e lëkurës. Uji micelar është produkt i pa sapunifikuar i cili është i krijuar nga një formulë specifike me përmbajtje molekulash të cilat funksionojnë si magnet për mbetje/papastërti dhe pjesëza yndyre, pa shkaktuar dëmtim apo tharje të lëkurës. Përshtatet për thuajse çdo tip lëkure, dhe ndryshe nga larësit e tjerë, nuk ka nevojë të shplahet me ujë apo të fshihet nga fytyra.

Ky ishte hapi i parë thelbësor në nisjen e rutinës për përkujdesjen ndaj lëkurës së fytyrës, si dhe 5 llojet e pastruesve që mund të përdoren në përputhje me teksturën e fytyrës suaj unike.

Për hapat e tjerë, me rëndësi jo më të vogël, do të njiheni në artikujt e ardhshëm, deri atëherë gjeni pastruesin ideal të fytyrës suaj në çdo farmaci FarmaNet Albania, ose kërkoni lehtësisht në website www.farma-net.com

Previous Post

Autizmi, një Ylber Aftësish!

Next Post

Astma, Shkaqet dhe Tipet e saj!