Rreth nesh
(Për porosi online) Email: info@farma-net.comTel: 0696099222
Depo Farmanet: 0692056497
Transporti falas për porosi mbi 2000 ALL (Brenda Tiranës)

10 Mënyra për ta Mbajtur Trupin të Hidratuar Gjatë Verës

Uji është molekula më e rëndësishme e botës së gjallë, pasi thuajse 70% e trupit të një njeriu të rritur përbëhet nga uji. Uji konsiderohet element esencial për organizmin sepse merr pjesë në reaksionet biokimike që ndodhin në të, shpërhap lëndët ushqyese në të gjithë trupin dhe largon mbetjet e panevojshme prej tij, duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut dhe lëndëve që ai përmban, dhe duke ruajtur temperaturën e trupit në ekuilibër. Uji gjithashtu ndihmon sistemin tretës për njëtretje më të shpejtë dhe efikase, duke mundësuar parandalimin e humbjes së lëndëve ushqyese gjatë procesit të përthithjes, stabilizimin e rrahjeve të zemrës, dhe mbrojtjen e indeve dhe organeve vitale nga dehidratimi.

Pa ujë, apo pa konsumin e mjaftueshëm të tij, trupi mund të dehidratohet. Dehidratimi shkakton munges të lëngjeve në organizëm, si pasojë elektrolitet (minerale të domosdoshme për mirëfunksionimin e organizmit) nuk veprojnë normalisht. Dehidratimi mund të dedektohet prej simptomave si: ngërçi muskular, lodhje, etje, dhe të tjera simptoma jo të këndshme si, humbje të fokusit dhe memorjes, humbje të dëshirës për tu ushqyer, krijim i gurëve në veshka etj.

Konsumi i një sasie të mjaftueshme uji çdo ditë është me rëndësi për mirëfunksionimin e gjithë organizmit. Por trupi ka më tepër nevojër kur gjendet në kushte mjedisore të ngrohta dhe të nxehta, gjatë aktiviteteve fizike, gjatë frohjeve apo gjendjeve gripale, apo diaresë dhe të vjellave. Shpesh harrojmë sa ujë duhet të pijmë, madje harrjomë totalisht ta konsumojmë, derisa fillojmë të ndihemi jo mirë me ndonjë nga simptomat e dehidratimit, madje veçanërisht gjatë të nxehtit të verës, uji ka funksion jetësor në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Por sa ujë duhet të konsumojmë gjatë ditës për hidratim efikas?!

Bazuar në disa studime, nuk ka një formulë fikse të sasisë ideale të ujit që duhet konsumuar në ditë për një hidratim efikas, pasi konsumi i ujit varet nga mosha, gjinia, gjendja shëndetësore, vendi dhe klima, stili i jetesës, etj. Kushte shëndetësore që kërkojnë sasi uji më të lartë për konsumim janë problemet shëndetësore të tiroideve, veshkave, mëlçisë, zemrës, trajtimi me antidepresant dhe medikamente inflamatore josteroidale.

Pra nuk ka një standard për sasinë e ujit që duhet konsumuar, por ekzistojnë disa rekomandime për persona totalisht të shëndetshëm, ku femra duhet të konsumojë 2.7 litra/ditë, ndërsa meshkujt 3.7 litra/ditë, por nuk është një studim i mirëfilltë për tu marrë në konsideratë.

10 mënyra për ta mbajtur trupin të hidratuar gjatë verës!

Sekreti për të qëndruar të shëndetshëm dhe të sigurt përgjatë kësaj vere është hidratimi! Sekreti për të qëndruar të hidratuar,… janë 10 këshillat e mëposhtme!

1.Konsumoni sa më shumë ujë

Marrja dhe përthithja e përditshme e lëngjeve varion nga mosha, gjinia, gjendja shëndetësore, etj., gjithsesi filloni me rritjen e konsumimit të ujit duke pirë një gotë ujë në mëngjes mbas zgjimit dhe një gotë ujë para se të flini. Konsumoni ujë gjatë vaketeve ushqimore si dhe 2-3 gota gjatë ushtrimeve fizike. Për të shmangur dehidratimin konsumoni ujë dhe lëngje të tjera gradualisht përgjatë gjithë ditës.

2.Dedektoni dehidratimin dhe hidratohu

Nëse e ndieni lëkurën të thatë, irrituar, sensitive; nëse keni dhimbje koke, si dhe ndiheni të pafuqishëm e të lodhur; nëse keni ngërçe muskulare, frymëmarrje të shpejtë, urinim të rralë; nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma të dukshme dehidratimi, zgjidhja më esenciale është të shmangni të nxehtin dhe të kosumoni sa më shumë lëngje. Një mënyrë efikase hidratimi të menjëhershëm dhe të shëndetshëm është konsumimi i suplementeve ushqimore siç është Hydrolates, suplement me përmbajtje elektrolitësh të domosdoshëm për hidratimin dhe mirëfunksionimin e organizmit.

3.Kontrolloni urinën

Një matës i mirë i nivelit të hidratimit është ngjyra e urinës. Urina me ngjyrë të hapur tregon hidratim të mirë të trupit, ndërkohë që urina me ngjyrë të errët është tregues se hidratimi është në nivele të ulëta dhe duhet të filloni të konsumioni ujë dhe lëngje të tjera për ta rigjeneruar. 

4.Shmangni alkoolin, pijet e ëmbla dhe kafeinën

Jo të gjitha pijet janë të shëndetshme dhe hidratuese. Pije si kafeja, ijet e gazuara të ëmbla, birra, vera, alkoolet e rënda, limonadat, çajrat e ëmbël, pijet energjike, smoothies, qumshti i kondensuar, janë të gjitha pije dehidratante. Kjo ndodh sepse këto pije kanë përqëndrim të lartë të sheqerit, dhe ingredientë të tjerë që çojnë në përthithjen e ujit nga indet. Mundohuni ta ulni konsumin e tyre përgjatë verës, ose kompensojeni pirjen e tyre duke u rihidratuar me ujë. 

5.Qëndroni të freskët

Hidratimi nuk konsiston vetëm në konsumimin e ujit dhe lëngjeve hidratantë, por edhe në rregullimin e temperaturës së trupit dhe mbajtjen e saj në ekulibër. Përgjatë verës rreziku i goditjeve nga i nxehti është i shpeshtë, e për ta shmangur sado pak përdorni veshje të leta dhe me ngjyrë të çelët; aktivitetet fizike dhe sportet rezervojini për oraret kur temperatura mjedisore është më e ulët; mbroni veten nga dielli përmes aksesorëve të ndryshëm si kapele, syze, etj.; konsumoni lëngje hidratues sa më shpesh; dhe mundohuni të freskoni lëkurën me ujë të ftohtë sa herë ndiheni jo mirë apo me temperaturë mbi normalen.

6.Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji

80% e ujit të përthithur nga organizmi merret nga konsumimi i drejtëpërdrejtë i ujit, ndërkohë që 20% e tij merret nga ushqimet që kosumojmë. Për këtë arsye duhet marrë në kosideratë konsumimi i ushqimeve me përmbajtje sa më të lartë të ujit përgjatë stinës së verës, siç janë: tranguj, selino, domate, rrepë, speca, lulelakër, shalqi, spinaq, luleshtrydhe, brokoli, agrume, etj..

7.Rihidratohu mbas djersitjes

Gjatë aktiviteteve sportive, sporteve të jashtëm (ngjitje në mal, lundrim et.), palestrës konsumi i ujit përgjat aktivitetit është esencial. Niveli i djersitjes, lagështia e trupit dhe ambientit, kohëzgjatja e ushtrimeve fizike, janë faktorët bazë që duhen konsideruar për hidratimin e trupit para, gjatë dhe mbas aktivitetit.

8.Konsumoni ujë gjatë udhëtimeve

Vera është e mbushur me udhëtime, ku më të veçantat janë ato me avion, të cilët ulin nivelin e hidratimit të trupit. Nuk është e lehtë të pish aq shumë sa bën zakonisht kur je në udhëtim për pushime verore dhe aeroplanët janë të njohur për ajrin me lagështirë të ulët, i cili kontribuon në hidratimin e ulët mbas uljes.

9.Konsumoni infuzione ujore

Nëse nuk ju pëlqen të konsumoni thjesht ujë, provoni ti shtoni atij disa ingredientë natyral duke krijuar infuzione ujore shuper të shëndetshme. Lime, limon, portokall, borronica, kastravec, dhe të tjera fruta për të përmirësuar shijen e ujit, pa nevojën e shtesave ushqimore artificiale, gjë që do tju ndihmojë të konsumoni më tep=r ujë se normalisht. Gjithashtu mund të prvoni të konsumoni ujin e kokosit, i pasur me minerale dhe elektrolitë të domosdoshëm për rikthimine shpejtë të hidratimit.

10.Konsideroni probiotikët

Organizmi ynë është si një shtëpi mikpritëse si për bakteret “e mira” edhe për ato “jo të mira”, të gjendura kudo, në gojë, stomak, lekurë… Probiotikët janë mikroorganizma që gjenden zakonisht te kosi dhe ushqime të tjera, madje mund të merren edhe në formë suplementesh ushqimore (Probiozen është një suplement ushqimor i cili përdoret për ekuilibrimin e florës normale intestinale). Marrja e një probiotiku mund të përmirësojë sistemin imunitar, mbron nga infeksionet, përmirëson tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese përfshirë këtu edhe ujin. Probiotikët ndihmojnë gjithashtu në shmangjen e dehidratimit dhe diaresë.

Qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe hidratuar gjatë kësaj vere. Nëse ju shfaqet ndonjë nga simptomat e dehidratimit ndiqni këshillat e mësipërme, dhe konsumoni sa më shumë ujë!

Previous Post

Hipertensioni, Kontrolli dhe Trajtimi i Presionit të Lartë të Gjakut!

Next Post

Të Mirat që Ofron Dhurimi i Gjakut