25 Shtator- Dita Botërore e Farmacistëve
Kjo ditë e veçantë i dedikohet profesionistëve të shëndetit, në FarmaNet Albania, në mbarë vendin dhe anembanë globit.
Të jesh farmacist do të thotë t’i dedikohesh pacientëve, t’i udhëzosh ata, të jesh dëgjues dhe këshillues i mirë mbi çështjet e shëndetit.
Ndonëse janë emërtuar si ‘heronj të heshtur’, ndikimi i tyre në sistemin shëndetësor është kumbues.
Farmacitë janë shpesh vendi i parë ku qytetarët drejtohen për ndihmë dhe informacion mjekësor. Prandaj të jesh farmacist, do të thotë të bësh një premtim që shkon përtej një recete.
Kontributi i tyre, falë njohurive të shumta dhe përditësimit të përhershëm mbi trajtimet më të fundit, është kyç në:
Parandalimin e gabimeve mjekësore.
Parandalimin e sëmundjeve.
Në luftën kundër pandemive.
Udhëzimin e duhur të përdorimit të barnave.
Ofrimin e shërbimeve më cilësore në ndihmë të komunitetit.
Ndaj, nëse ju ndodh të vizitoni farmacinë tuaj, sot apo kurdo, merrni një moment për të falënderuar farmacistin tuaj, mbi punën palodhur dhe kujdesin e veçantë që tregon çdo ditë.
Dhe nga ana e FarmaNet Albania kjo mirënjohje shkon për të gjithë farmacistët:
“Faleminderit për rolin jetik që luani në komunitet dhe përkushtimin që tregoni çdo ditë në profesionin tuaj.”