Suplement ushqimor, në formë shurupi, me 3 përbërës, i cili ruan funksionin normal të traktit urinar.
- Ekstrakti i Boronicës së Kuqe parandalon infeksionet duke penguar aderimin e baktereve në qelizat e traktit urinar.
- Ekstrakti i Mështeknës ul inflamacionin dhe ndihmon në trajtimin e infeksioneve urinare.
- Vitamina C ka veti antioksidante dhe forcon sistemin imunitar.
- Këshillohet të përdoret 5 ml shurup 1 deri në 3 herë në ditë, për fëmijë mbi 6 vjeç.
Mund të pihet edhe i tretur në ujë apo lëng frutash.
Në shurup gjenden copa të ekstraktit, por kjo nuk ndikon në cilësinë e produktit.
Produkti duhet të tundet para përdorimit dhe të mbyllet mirë pas tij.