Eucolin është një shtesë ushqimore në formën e solucionit me pika me bazë ekstraktesh bimore të Finokut, Kamomilit, Blirit dhe Tamarisit që indikohet për lëvizshmërinë e rregullt të zorrëve dhe eliminimin e gazrave. Bliri ka veti anti spazmatike në muskujt e lëmuar të zorrëve dhe i mbron nga kontakti me irrituesit. Finoku relakson muskujt e zorrëve dhe pakëson spazmat e dhimbshme. Tamarisi redukton fryrjen e stomakut dhe rrit lëvizhsmërinë e zorrëve. Kamomili ka veti anti-inflamatore dhe mbron stomakun.