Gjethet e senës përdoren tradicionalisht si çaj me veprim laksativ, duke ndihmuar në stimulimin e lëvizshmërisë së zorrëve. Për shkak të efektit të tij të fortë, rekomandohet për trajtim afatshkurtër (10-15 ditë) në rastet e kapsllëkut akut ose si përgatitje para kolonoskopisë. Ky çaj ndihmon në lehtësimin e problemeve me jashtëqitjen duke përmirësuar funksionin e zorrëve, por nuk duhet të përdoret për periudha të gjata pa këshillën e një mjeku.