Larës për lëkurë të ndjeshme të prirur për skuqje. Larësi Cetaphil Pro Redness Control vjen me një pompë, e cila e nxjerr në mënyrë të menjëhershme produktin në trajtë shkume delikate. Pastron butësisht lëkurën, pa e tharë atë. Qetëson lëkurën e ndjeshme të prirur ndaj skuqjes, duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të shkaktuar nga lëkura e thatë, siç është kruajta.
Përmban alantoinë dhe glicerinë të cilat lehtësojnë dhe qetësojnë shqetësimet që ka lëkura e thatë, siç është kruajtja apo skuqja. Përmban gjithashtu kafeinë dhe ekstrakt të rrënjës së jamballit që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës. Formulë e kontrolluar me një pH të ekuilibruar për një lëkurë të shëndetshme.
Largon butësisht papastërtitë dhe make-up-in duke ruajtur barrierën e lëkurës.