Seti The ordinary Acne Set ka të përfshirë: Glucoside Foaming Cleanser, Salicylic Acid 2% Solution, Natural Moisturizing Factors + Beta Glucan.
The Ordinary Natural Glucoside Foaming Cleanser është një larës në trajtë shkume i cili eleminon make-upin dhe papastërtitë në lëkurë. Formula e tij delikate pa sapun, pastron në thellësi lëkurën pa e irrituar atë. Pas përdorimit fytyra qëndron e butë dhe e hidratuar. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Solucioni me acid Salicilik 2% i The Ordinary luan një rol të rëndësishëm në eksfolimin e qelizave te vdekura të shtresës së jashtme si dhe në reduktimin e yndyrës së tepërt. Ndihmon në eleminimin e pikave të zeza dhe shenjave ekzistuese në lëkurë. Redukton skuqjen e saj dhe njëtrajtëson tonalitetin duke bërë që lëkura të qëndrojë e butë dhe plot shkëlqim.
Natural Moisturizing Factors + Beta Glucan është një xhel hidratues i lehtë i cili hidraton në mënyrë intensive lëkurën gjatë gjithë ditës. Formula e tij përmban kombinimin e beta glukanit dhe ceramideve të cilat ushqejnë lëkurën dhe ndihmojnë në forcimin e shtresës së jashtme. Faktori hidratues natyralë beta glukan është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.