Rreth nesh
(Për porosi online) Email: info@farma-net.comTel: 0696099222
Depo Farmanet: 0692056497
Transporti falas për porosi mbi 2000 ALL (Brenda Tiranës)

Autizmi, një Ylber Aftësish!

Autizmi prej kohësh është konsideruar si një “sindromë” e diagnostikuar që në fëmijërinë e hershmë, dhe jo pak herë si një “sëmundje e pa shërueshme”. Këto përkufizime në dukje profesionale nuk konkretizojnë aspak atë çka një person me autizëm përfaqëson në aspektin personal dhe atë social, për këtë arsye mbas përkufizimit mjekësor të duhur, përkufizimi i secilit prej nesh për tiparet e autizmit ka një vlerë shumë herë me të madhe.

Autizmi konsiderohet një gjendje neurologjike e shfaqur në fëmijëri dhe e zhvilluar më tej edhe gjatë rritjes, e ndjekur nga një spektër i gjerë tiparesh bazike dhe njëkohësish unike për këdo të diagnostikuar me autizëm.

Autizmi karakterizohet kryesisht nga ndërveprimet unike personale dhe shoqërore, mënyrat jo standarde të të mësuarit, interesat e mëdha për tema specifike, prirja për ndërveprim dhe njëkohësisht për ndjekjen e një rutine, sfidat në komunikimet tipike me personave që janë pjesë e jetës së tyre, si dhe mënyrat e veçanta të përpunimit të informacionit ndijor dhe atij konceptual.

Por le të flasim pak edhe për aspektin shkencor dhe qëllimet e mira për zbulimin e arsyes së ekspozimit të tipareve të autizmit.

Shkencëtarët janë edhe sot e kësaj dite të paqartë se cili është shkaku (apo shkaqet) e Autizmit, por duket se janë të bindur që faktorë gjenetikë ndërveprojnë me ata mjedisorë në një marrëdhënie për të cilën ka disa hipoteza për të cilat ende po punohet për t’i provuar vërtetësinë.

Studime të ndryshme shkencore janë kryer e vazhdojnë të kryhen, gjë që ka mundësuar zbulimin e një numri gjenesh të konsideruar problematik dhe disa zona të trurit që nuk funksionojnë normalisht. Duket se zhvillimi i trurit që në rritjen e fetusit në periudhën e shtatzanisë diktohet nga defekte gjenetike gjë që pengon qelizat nervore të komunikojnë mirë me njera-tjetrën. Gjë që përsëri konstaton në përfundimin se autizmi është një “anomali e pa shërueshme”.

Faktikisht pa shërueshmëria apo mosekzistenca e një trajtimi përfundimtar është një konstatatim social dhe psikologjik i njerzve “normal” kundrejt atyre me autizëm.

Çdo gjë e ka një zgjidhje, edhe pse shkalla e autizmit në të gjitha rrajonet e botës është e lartë e vjen duke u rritur dita ditës, edhe pse mungesa e mirëkuptimit ka një ndikim të jashtëzakonshëm te individët me autizëm dhe të afërmit e tyre, madje edhe pse diskriminimi lidhur me ndryshimet neurologjike është pengesa kryesore e trajtimit të tyre.

Trajtimi më i mirë për personat e diagnostikuar me autizëm që prej vegjëlisë së tyre, është përkushtimi dhe pranimi i tyre në jetën tonë, në rrethin tonë social, dhe në botën e krijuar nga ne vetëm për ne, për të marrë sadopak nga ngjyrat e tyre të pafundme dhe për ti krijuar vendin që meritojnë në botën e përbashkët!

Previous Post

Mënyra për ti Mbajtur Veshkat të Shëndetshme

Next Post

5 Pastrues Ideal për Lëkurën tuaj Unike!