Dita ndërkombëtare e gruas, e manifestuar në jo pak vende si festë kombëtare, e në plotë të tjerë si protestë e qenësishmë për të drejta themelore e barazi, zanafillë e së cilës ka qenë një “luftë” e padukshme në harkun kohor 1910-1920, u lindur me vrrull dhe u përfundua me arritje.
Dita e gruas është vendosur ndërkombëtarisht më 8 mars, si ditë rikujtese për mundin dhe vështirësitë që femrat gjatë gjithë jetës së tyre kanë kaluar për të arritur barazi gjinore jo vetëm si të drejtë bazike jetësore por edhe si një shtysë për arritjen profesionale dhe konkurrencën e mirëfilltë kundrejtë meshkujve. Jo pak femra kanë luftuar individualisht edhe më herët ndërmarrjes së protestave, duke dal fitimtare në kërkesat e tyre e duke i bërë emrit të tyre vend në një botë ku gruaja shihej ende si pronë apo si shtëpiake e përhershme.
Në një botë ku shkenca është duke ecur me hapa galopant, gruaja ka zënë vend në një nga shtyllat mbajtëse të së ardhmes, duke e çuar atë drejt vlerave të merituara. Pafund emra femrash pasqyrojnë arritjet e tyre në profesione të ndryshme, ku të paharruara qëndrojnë:
Marie Curie (kimiste dhe fizikante, zbuluese e radioaktivitetit dhe nismëtare e fushatës së trajtimit të kancerit me rezatim gama)

Alice Ball (femra e parë afro-amerikane e arsimuar në universitet dhe e punësuar si profesore kimie)

Rosalind Franklin (kimiste dhe zbuluese e formës dhe përbërjes së ADN)

Dorothy Hodgkin (kimiste, zbuluese e strukturave biokimike me anë të rrezeve X)

Grace Hopper (programuese, zhvilloi aftësinë kompjuterike multi language

Barbara McClintock (botaniste dhe gjenetiste, zbuluese e strukturave unike të ADN në specie të ndryshme bimore)

Tu Youyou (kimiste farmaceutike, zbuluese e kurave vendimtare dhe pa efekte anësore për trajtimin e malaries).

Secila nga copëzat e mësipërme të zbulimeve të realizuara nga femrat profesioniste të profilizuara kryesisht në shkencat e natyrës, janë pjesëza thelbësore të një puzzle gjigand në zhvillimin dhe arritjet e njerëzimit.
Qoftë me apo pa fakte, tashmë femrat kanë një vend unik dhe me rëndësi të padiskutueshme në shoqëri, duke kontribuar në të mirat e përbashkëta dhe zhvillimin e mëtejshëm të profesionalizmit, intelektit, dijes, politikës, shkencës dhe vetë botës.