Rreth nesh
(Për porosi online) Email: info@farma-net.comTel: 0696099222
Depo Farmanet: 0692056497
Transporti falas për porosi mbi 2000 ALL (Brenda Tiranës)

Le të flasim për alergjitë e pranverës!

Le të flasim për alergjitë e pranverës!

Pranvera sjell me vete shumë gjëra të bukura, duke nisur nga ditët më të gjata dhe moti më i ngrohtë deri te lulet që “marrin jetë” dhe shtimi I aktivitete në natyrë. Megjithatë, nëse vuani nga alergjitë e pranverës, kjo stinë mund të shkaktojë edhe shqetësime te në formën e teshtitjes, nuhatjes dhe kollitjes.

Por kemi një lajm të mirë: Mund të ndërmerrni disa hapa për të reduktuar alergjitë dhe për të shijuar gjithcka që ofron pranvera. 

Cfarë janë alergjitë sezonale?

Shumë njerëz përjetojnë alergji në pranverë, ndërsa të tjerë mund të preken në verë, vjeshtë apo edhe dimër, në varësi të shkaktarëve të tyre. Disa individë mund të vuajnë gjatë pjesës më të madhe të vitit nëse janë alergjikë ndaj llojeve të ndryshme të polenit. Njerëzit me alergji të brendshme, duke përfshirë kafshët shtëpiake dhe marimangat e pluhurit, mund të përjetojnë simptoma gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, sporet e mykut mund të shkaktojnë probleme ose sezonale ose gjatë gjithë vitit.

Kur fillojnë dhe kur mbarojnë alergjitë e pranverës?

Për shumë vende, alergjitë e pranverës zakonisht fillojnë në shkurt dhe zgjasin deri në fillim të verës. Sidoqoftë, mund të ketë disa ndryshime të vogla në afatin kohor në varësi të klimës së vendndodhjes. Për shembull, në zonat me mot të butë, disa polena mund të zgjasin për një kohë më të gjatë. Ndërkohë, vendet më të lagështa tregojnë një numër më të ulët të polenit.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar i një personi i konsideron disa proteina, të quajtura alergjene, si mikrobe ose trupa të huaj. Zhvillimi i një alergjie dhe më pas përjetimi i një sulmi alergjik është një proces me dy pjesë. Hapi fillestar ndodh kur trupi përballet me alergjenin për herë të parë dhe krijon antitrupa që ngjiten në lloje të veçanta të qelizave. Ky proces, i quajtur sensibilizimi, e përgatit trupin për një sulm alergjik herën tjetër që ai pëballet sërish me alergjenin. Kur kjo ndodh, qelizat lëshojnë histamina, substanca kimike që shkaktojnë simptoma të pakëndshme si teshtitja, kollitja dhe skuqjet në lëkurë.

Alergjenë të ndryshëm shkaktojnë probleme të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Shkaqet më të zakonshme të alergjive të pranverës përfshijnë polenin e pemëve dhe barit, sporet e mykut dhe insektet.

Simptomat e alergjisë në pranverë

Alergjenët e pranverës, si poleni i pemëve dhe barit, mund të shkaktojnë simptoma alergjie si teshtitja, rrufë ose hundë të bllokuara , membrana mukoze të ënjtura, kollitje, kruarja dhe lotimi i syve. Ashtu sic sasia e polenit varet nga vendndodhja juaj, ashtu varet edhe lloji i simptomave dhe ashpërsia.

Ekspozimi ndaj mykut gjithashtu mund të shkaktojë simptoma alergjie për njerëzit me alergji pranverore. Kur thithni sporet e mykut përmes hundës, ato mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me alergjitë e polenit, duke përfshirë rrjedhje të hundëve, teshtitje apo kruajtje.

Së fundi, edhe pse ndoshta jo aq e fortë sa teshtitja dhe nuhatja, alergjitë e pranverës mund të shkaktojnë gjithashtu edhe skuqje të lëkurës. Pickimet e insekteve mund të shkaktojnë acarim të lëkurës, siç mund të shkaktojë ekspozimi ndaj bimëve të caktuara si lisi helmues, dredhka helmuese dhe sumaku. Edhe disa barëra dhe bimë të tjera mund të çojnë në skuqje.

Si të menaxhoni alergjitë e pranverës?

Kontrolloni i vazhdueshëm me teste ndaj alergjisë

Shmangni kontaktin me alergjenët e jashtëm

Mbani të pastër dhe të freskët ajrin në ambientet ku shpenzoni kohë

Dhe… përdorni Rinodeks të cilin e gjeni në cdo pikë të Farmanet.

Previous Post

Ushqim i mirë, gjumë i mirë… natën e mirë!

Next Post

5 arsye pse herën tjetër që do të kryeni marrëdhënie seksuale, duhet të përdorni lubrifikantë