Rreth nesh
(Për porosi online) Email: info@farma-net.comTel: 0696099222
Depo Farmanet: 0692056497
Transporti falas për porosi mbi 2000 ALL (Brenda Tiranës)

Mënyra për ti Mbajtur Veshkat të Shëndetshme

Veshkat janë dy organe me formë dhe funksion të njëjtë të pozicionuara në pjesën e poshtme të kafazit të kraharorit, në dy anët e shtyllës kurrizore. Me përmasa të përafërta me grushtin e dorës, ato kryejn një sërë funksionesh të ndërmjetme dhe direkte, në organizmin e njeriut.

Funksioni kryesor i veshkave është ai filtrues, duke bërë të mundur largimin e mbetjeve, papastërtive dhe ujit të tepërt nga gjaku duke e filtruar atë, dhe duke i transportuar produktet e panevojshme drejtë fshikëzës së urinës.

Gjithashtu veshkat rregullojnë nivelin e pH në gjak (duke kontrolluar elekrolitët e pranishëm), si dhe sasinë e kripës dhe kalciumit, duke normalizuar funksione e procese të tjera që ndodhin në organizëm. 

Veshkat gjithashtu prodhojnë hormone që rregullojnë presionin e gjakut dhe kontrollojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe janë përgjegjëse për aktivizimin e një forme të vitaminës D që ndihmon trupin tuaj të thithë kalcium për ndërtimin e kockave dhe rregullimin e funksionit të muskujve.

Disa anomali të veshkave.

sport-injury-man-with-back-pain-35048-195

Sëmundjet kronike të veshkave: Shpesh të shakatuara nga presioni i lartë i gjakut, i cili po ashtu rrit presionin e gjakut në glomerula (vendi ku ndodh filtrimi i tij), duke bërë që veshkat të mos e përballojnë fluksin e gjakut të ardhur në to, duke humbur kështu funksionin filtrues. Në të tilla raste, dializa është trajtimi i vetëm i mundshëm për normalizimin për një afat të caktuar kohe të veshkave. 

Gurët në veshka: Mineralet dhe të tjera substanca të ngurta në gjak mund të kristalizohen në veshka, duke formuar grimca të ngurta ose gurë, që zakonisht kalojnë nga trupi në urinë. Krijimi dhe kalimi i gurëve në veshka mund të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm, por rrallë herë shkakton probleme të pariparueshme. 

Glomerulonefriti: Inflamacion i glomerulave, (strukturave mikroskopike brenda veshkave që kryejnë filtrimin e gjakut) mund të shkaktohet nga infeksione, ilaçe, anomali kongjenitale dhe sëmundje autoimune.

Sëmundja policistike e veshkave: Crregullim gjenetik që bën që shumë ciste (qeska të rrumbullakëta të lëngut) të rriten brenda dhe në sipërfaqet e veshkave tuaja, duke ndërhyrë në funksionimin normal të tyre.

Infeksionet e traktit urinar: Infeksione bakteriale të prej pjesëve përbërëse të sistemit ekskretues, zakonisht të fshikëzës së urinës apo ureterëve. Përgjithësisht janë lehtësisht të kurueshë dhe kanë pak ose aspak pasoja afatgjata. Zakonisht për parandalimin e infeksioneve urinare përdoren medikamente si Cranberry.

Disa mënyra për mbajtjen e veshkave të shëndetshme dhe parandalimin e sëmundjeve.

Aktivitet i rregullt fizik: Ushtrimet e rregullta janë të mira për më shumë sesa thjesht për pamjen tuaj të jashtme, ato ulin rrezikun e sëmundjes kronike të veshkave prej zvogëlimit të  presionin të gjakut, dhe forcojnë shëndetin kardiak, dyja aspekte të rëndësishme për të parandaluar dëmtimin e veshkave.

Kontrolloni konsumin dhe nivelin e sheqerit në gjak: Nëse niveli i sheqerit në gjak mbahet në normë, në këtë mënyrë zvogëlhet rreziku i dëmtimit të organizmit, si dhe nëse dëmtimi kapet herët, masa për të zvogëluar ose parandaluar dëmtimet shtesë janë më të lehta për tu ndërmarrë.

Monitoroni presionin e gjakut: Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëmtime në veshka. Nëse presioni i lartë i gjakut ndodh njëkohësisht me të tjera probleme shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës ose kolesteroli i lartë, ndikimi në organizëm mund të jetë më i rrezikshëm.

Monitoroni peshën dhe ushqehuni shëndetshëm: Njerëzit që janë mbipeshë ose me peshë më të madhe se sa norma për trupin e tyre kanë premisa më të larta për të zhvilluar sëmundje dhe komplikacione të veshkave, sëmundje të zemrës, diabet etj..

Konsumoni sa më shumë lëngje: Nuk ka asnjë magji pas këshillës klishe për të pirë tetë gota ujë në ditë, por është një qëllim i mirë pikërisht sepse ju inkurajon të qëndroni të hidratuar. Marrja e rregullt dhe e qëndrueshme e ujit është më tepër se e shëndetshme për veshkat dhe gjithë organizmin.

Mos pini duhan: Pirja e duhanit dëmton enët e gjakut kjo çon në rrjedhën më të ngadaltë të gjakut në të gjithë organizmin, e sigurisht në veshka. Pirja e duhanit gjithashtu vë veshkat në një rrezik në rritje për zhivillim kanceri. 

Ruajtja e shëndetit të veshkave është e rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien e përgjithshme. Duke mbajtur veshkat të shëndetshme, nga organizmi do largohen mbetjet e panevojshme duke bërë të mundur që gjithë trupi të funksionojë normalisht.

Previous Post

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Next Post

Autizmi, një Ylber Aftësish!