Rreth nesh
(Për porosi online) Email: info@farma-net.comTel: 0696099222
Depo Farmanet: 0692056497
Transporti falas për porosi mbi 2000 ALL (Brenda Tiranës)

Për një vit të shëndetshëm shkollor!

Shkolla sapo nisi dhe ne si prindër duam të sigurojmë që fëmijëve tanë të mos i mungojë asgjë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre. 

Për ta shkolla përveçse një periudhë e bukur për të kaluar me shokët dhe shoqet është dhe një periudhë vendimtare në jetën e tyre, ku duhet të marrin sa më shumë dije. Sigurisht për këtë i nevojitet një sistem i fortë imunitar, mendje e mprehtë dhe një shëndet sa më i mirë për të përballuar sfidat e vitit shkollor.

Si mund t’i mbështesim ata gjatë këtij rrugëtimi?

  • Fillimisht jepini përparësi një diete të pasur me fruta, perime, proteina dhe drithëra. Elementë jetikë për shëndetin e tyre.
  • Përgatisni për ta një mëngjes të ekuilibruar me drithëra, kos dhe fruta. Fundja është vakti më i rëndësishmën i ditës.
  • Inkurajoni fëmijët të kryejnë rreth një orë aktivitet fizik, disa herë në javë. Do t’i ndihmojë shumë në shëndetin fizik dhe mendor.
  • Gjumi është thelbësor. Sigurohuni që të marrin sasinë e rekomanduar të gjumit. Një fëmijë i shplodhur është një fëmijë që e përballon më së miri lodhjen gjatë ditës.


Dhe për fëmijët që i bëjnë pak ‘naze’ ushqimit, pa merak! Ka gjithmonë një zgjidhje.

Plotësoni dietën e tyre me nutrientët e nevojshëm, duke shtuar në rutinën e tyre suplemente për fëmijë për mirë-funksionimin e organizmit dhe mbështetjen e shëndetit.


Po cili është sekreti për t’i bindur ata të marrin vitaminat e tyre? Multivitaminat në formë haribo nga linja Holland & Barrett Kids.

Me një gamë të gjerë suplementesh kjo linjë ofron:

  • Suplementinme Omega 3 + Vitaminat A, C, D dhe E. Për shëndetin e zemrës, mirëfunksionimit të trurit dhe shikimin. Me shije manaferre.
  • Suplementin me Vitamin C, D, B6, B12, Zink dhe Selen. Për forcimin e sistemit imunitar dhe energji. Me shije ananasi. 
  • Suplementin me Vitamin D (400 I.U). Ose ndryshe doza ditore e diellit. Për rritjen e imunitetit, kocka dhe muskuj të fortë. Me shije shtogu.  
  • Suplementin me Multivitamina me 8 lloje vitaminash për vitalitet pa kufij. Me shije ananasi.
  • Suplementin me Multivitamina dhe Omega 3. Për performancën e shëndetshme të trurit, shikimit dhe kocka të forta. Me shije Limoni & Lime.  

Si përfundim, një vit shkollor “i shëndetshëm” arrihet duke u fokusuar tek ushqimi, aktiviteti fizik dhe pushimi i duhur. Sigurisht dhe me multivitamina të shijshme që sigurojnë që ata marrin lëndët ushqyese që u nevojiten.


I urojmë të gjithë fëmijëve një vit shkollor plot njohuri dhe shëndet!

*Këto suplemente megjithëse janë të vlefshme për marrjen e lëndëve ushqyese dhe mbështetjen e mirëqenies së përgjithshme, nuk duhet të shihen si zëvendësim i një diete të plotë dhe të ekuilibruar.

Previous Post

5 arsye pse herën tjetër që do të kryeni marrëdhënie seksuale, duhet të përdorni lubrifikantë

Next Post

Virozat, miku ‘i paftuar’ i vjeshtës