Përbërja: Dëllenjë të zezë, lule njëmijëfletëshi, lule murrizi, lule shtogu, rrënjë gjuhënuese, mustaqe misri, lëvore drunakuqi, gjethe sene, etj.
Nga kjo përzierje bimore përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë dhe rrënja e gjuhunueses shtojnë diurezen dhe ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet. Ndikon në largimin e celulitit dhe rënies në peshë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës ka veti laksative (nxit jashtëqitjen), nxisin prodhimin e tëmthit dhe shtojnë rrjedhjen e tij duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë. Veprimi i fundit përforcohet kështu dhe nga prania në çaj e luleve të njëmijëfletëshit që qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçi, nxisin rrjedhjen e tëmthit etj. Lulja e murrizit dhe e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në funksioniin normal të zemrës dhe të stomakut.