çaji Jeshil është i njohur dhe i përdorur që në kohët më të lashta, fillimisht nga vendet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin. Gjethet e çajit jeshil përmbajnë polifenole që janë substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Caji jeshil vepron si antioksidant dhe mbron qelizat nga radikalet e lira. Luan një rol të rëndësishëm në rënien në peshë dhe në uljen e kolesterolit. Vepron si anti-diabetik mjaft efikas. Ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe parandalimin e rënies së flokëve.