Hidratues me tolerueshmëri të lartë, me 100% përbërës natyralë, për lëkura të thata në shumë të thata, të dehidratuara. I pështatshëm për foshnje, fëmijë dhe të rritur. I pasur me Acid Hialuronik, kjo formulë hidraton lëkurën për 48 orë në mënyrë intensive.
Kremi promovon hidratimin natyral të lëkurës dhe kontribuon në rehatinë e saj të përditshme. Formuluar për të qenë miqësor me mikrobiomën falë formulës së patentuar që është frymëzuar nga përbërja e lëkurës. Tepër ushqyes për lëkurën, nuk lë ndjesi të yndyrshme dhe hidratimi zgjat. Pompa sterile e mbron formulën në mënyrë perfekte, pa ndihmën e lëndëve konservuese ose parfumit.