Kremi Lysobact ka në përbërje substancën aktive të quajtur Hidroklorur Lizozim. Lizozima ka një veprim kundër baktereve, viruseve dhe mykut. Ajo gjithashtu ka një efekt të favorshëm në procesin e shërimit të plagëve. Përdoret si trajtim ndihmës lokal i plagëve të vogla, lëndimeve dhe dëmtimeve të lëkurës. Stimulon epitelizimin e lëkurës, përmirësimin dhe përshpejtimin e procesit të shërimit. Indikohet përdorimi në trajtimin e plagëve sipërfaqësore si: gërvishtjet, prerjet, pickimet dhe djegiet e lehta. Përdoret si trajtim ndihmës lokal i ulçerave në lëkurë.