Rhinostop lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik si kongjestioni i mukozës së hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës, ndjesinë e presionit dhe dhimbjes në hundë dhe në sinuse, rritjen e sekrecioneve nga hunda dhe teshtimave. Përmban Paracetamol që ul temperaturën e lartë të trupit, largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyçeve. Pseudoefedria zvogëlon ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlon hipersekrecionin nazal. Klorfenamina ka efeket antihistaminik dhe zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe presionin në sinuse, pakëson lotimin dhe djegien e syve.