Saginil është një larës intim me pH 5, i formuluar për të ruajtur ekuilibrin natyral të florës vaginale dhe për të parandaluar irritimet. Përmban ekstrakte bimore me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kruarjes, skuqjes dhe ndjesisë së djegies. Ideale për përdorim të përditshëm, veçanërisht gjatë ciklit menstrual, pas marrëdhënieve ose në rastet e ndjeshmërisë së shtuar.