The Ordinary Squalane Cleanser 50 Ml është një larës për fytyrën i cili eleminon make-upin dhe papastërtitë në lëkurë. Formula e tij delikate pa sapun, pastron në thellësi lëkurën pa e irrituar atë. Pas përdorimit fytyra qëndron e butë dhe e hidratuar. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Maska me acid Salicilik 2% luan një rol të rëndësishëm në eksfolimin e qelizave te vekura të shtresës së jashtme dhe reduktimin e yndyrës së tepërt. Formula e saj përmban baltë dhe qymyr të cilat eleminojnë pikat e zeza dhe papastërtitë. Falë përbërësve aktivë, maska rregullon njollat dhe shenjat ekzistuese të lëkurës si dhe parandalon formimin e akneve të reja. E përshtatshme për lëkurë mikse, të yndyrshme dhe me tendencë akneike.
The Ordinary Natural Moisturizing Factor Ha Cream është një krem hidratues i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës edhe ato sensitive. Formula e saj e pasur ka në përmbajtje kombinimin e acidit Hyalorunik, aminoacide, acide yndyrore, trigliceride, ure, ceramide, fosfolipide, glicerinë të cilat ushqejnë deri në thellësi si dhe fortësojmë shtresën e jashtme të lëkurës. Kremi përthithet shpejt dhe në mënyrë të njëtrajtshme pas aplikimit si dhe nuk lë ndjesi yndyre në lëkurë.
The Ordinary Niacinamide 10% + Zinc 1% ështën një serum hidratues i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme dhe atë me tendencë akneike. Ka në përmbajtje kombinimin e Niacinamideve dhe Zinkut të cilat ndihmojnë në eleminimin e imperfeksioneve në lëkurë dhe minimizojnë poret. Ka një teksturë të lehtë dhe përthithet shpejt e në mënyrë të njëtrajtshme nga lëkura.