Vjeshta ka sjellë freskinë e munguar prej muajsh, por prezenca e virozave të stinës na ka ‘ngrirë buzëqeshjen’. Ende pa mbyllur mirë ‘luftën’ me vapën, virozat sfiduese janë shfaqur në horizont, në pritje të ndryshimit të temperaturave dhe pakujdesive tona.
Kryesisht shenjat evidentuese të virozave janë:
- Dhimbje e fytit
- Temperaturë mbi 38 °C
- Ethe
- Dobësi trupore
- Të vjella
- Diarre
Por çfarë mund të bëjmë për të parandaluar ‘shoqërinë e panevojshme’ të virozave të vjeshtës?
- Ushqehuni shëndetshëm. Dieta e shëndetshme ushqimore ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Frutat, perimet dhe ushqimet e pasura me Omega-3, ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit, si dhe përshpetojnë shërimin.
- Kujdesuni për higjenën personale. Virozën mund ta ‘trembni’ edhe me ujë e sapun. Lani rregullisht duart, për të paktën 20 sekonda. Dezinfektimi i sipërfaqeve ku punoni në zyrë ose ku qëndroni më gjatë në shtëpi, është gjithashtu i rekomandueshëm.
- Mbani distancë sociale. Rikthehuni pak pas në kohën e pandemisë ku mbajtja e distancës ishte obligim dhe siguri. Në këtë rast, distancohuni nga personat që kanë simptoma të ndryshme.
- Vendosni maska. Përdorimi i maskave gjithashtu mund të jetë mburoja juaj në ambientet e populluara, ose nëse përdorni transportin publik.
Në rast se jeni vonë për t’i parandaluar, trajtimi i virozave kërkon kujdes.
Pushoni dhe relaksohuni. Mos e sforconi shumë veten dhe mundohuni të pushoni mjaftueshëm, për ta përballuar më lehtë virozën.
Konsumoni lëngje. Konsumimi i lëngjeve është tepër i rëndësishëm për hidratimin e trupit dhe lehtësimin e shqetësimeve prej virozave.
Përdorni medikamentet e nevojshme për lehtësimin e dhimbjeve të trupit apo uljen e temperaturës, si “Ibuprofeni” apo “Paracetamoli”, por gjithmonë ndiqni rekomandimet në udhëzuesin brenda medikamentit.
Mungesa e vitaminës C sjell dobësimin e imunitetit duke favorizuar infektimin e lehtë, prandaj është i rekomandueshëm konsumimi i frutave dhe perimeve si limoni, rrushi, specat etj. Por shpesh vitaminat nuk merren në sasinë që i nevojitet organizmit dhe në këtë situatë është i domosdoshëm konsumimi i tyre në formë suplementesh si Vitamin C + D3, Ester-C .
Megjithatë, një imunitet i dobët ka nevojë për rigjenerim dhe në këto raste i vijnë në ndihmë suplemente si: “Rinodeks”, “Oliviotic”, apo “Holland & Barrett Elderberry Immunity”, të cilin mund të gjendet në formë kapsulash xhelatinore dhe në formë shurupi.
Nëse jeni konfuzë dhe vëreni që gjendja juaj shëndetësore nuk po përmirësohet, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun përkatës.
Gjithashtu, është e rëndësishmë që kur prekeni nga virozat stinore, të qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e tyre tek miqtë, të afërmit apo njerëzit që ju rrethojnë.