MESH është një aparat aerosoli me fuqi dhe efikasitet të lartë që përdoret për të trajtuar astmën, SPOK-un dhe sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes. Me anë të kësaj pajisje, bari shpërndahet në formën e grimcave në rrugët e sipërme frymëmarrjes. Nebulizatorët Mesh kanë një sistem unik që siguron fluks shtesë ajri, duke rezultuar në shpërndarje më të shpejtë të barit dhe kohë më të shkurtër trajtimi. Janë të lehtë për t`u përdorur dhe praktik për t`u marrë kudo me vete.