Korff Cream & Serum Anti-Redness+ Anti-Age është set që vepron kundër skuqjes dhe rrudhave të moshës.
Kremi kundër skuqjes ka një teksturë fluide që përthithet me lehtësi. Prezenca e ekstraktit të Ginkgo Biloba ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar. Acidi Hialuronik ndihmon në hidratimin e lëkurës. Pantenoli kundërshton shenjat e plakjes së lëkurës, duke e mbajtur lëkurën e hidratuar, elastike dhe me ndriçim. Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit falë filtrave mbrojtës. Veçanërisht e indikuar për qetësimin e lëkurave të skuqura dhe të ndjeshme.
Serumi me teksturë krem-xhel ofron një trajtim efikas për lëkurën e skuqur dhe të ndjeshme. Ekstraktet e Ginko Biloba ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë skuqjen e lëkurës. Acidi hialuronik mban lëkurën të hidratuar dhe i jep asaj ndricimin e duhur. Pantenoli ndihmon në zbehjen e rrudhave të lëkurës dhe i jep lëkurës shkëlqimin e duhur.